​Lajm i Mirë i Ditës së Krishtlindjes

adminDhiata e Re, Krishtlindja0 Comments

“…sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet vizionit.” 2 Korintasve 5:7

Historia më e paharrueshme e Krishtlindjes, ka qenë historia ime. Ishte Dita e Krishtlindjes së vitit 1957. Atë vit që pranova Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin tim, u largova nga shtëpia për t’u bërë pjesë e një shkolle ushtarake me konvikt. Unë kalova brenda natës nga varësia te prindërit e mi,  në një disiplinë “Jo, zotëri!-Si udhëron, zotëri!”. Gabimi më i vogël të bënte të përballeshe me pasoja “kërcënuese për jetën”. Kush është përpjekur të kontrollojë me sukses djemtë adoleshentë?! Si një 14 vjeçar i vogël, unë po kërkoja një person të cilit t’i besoja, tani që familja ime ishte larg. Ndërkohë po zhvillohej një projekt dhe unë dëgjoja me vëmendje ndërsa grupi ungjillizues predikonte dhe këndonte me fjalë që depërtonin thellë në zemrën time. Një natë “orë më vonë” unë u gjunjëzova pranë shtratit tim dhe fillova marrëdhënien miqësore shpëtuese me Jezus Krishtin, e cila ka vazhduar deri më sot. Kur u tregova prindërve të mi çfarë kisha bërë ata më dhuruan një Bibël që ta kisha “të gjithën për vete”. Me sa di unë, isha i vetmi në gjimnaz apo në kolegj me një Bibël personale. Unë e mbaja mbi shtratin tim pothuajse çdo ditë para gjumit.

Gjatë atyre mbrëmjeve duke lexuar, Zoti më dha një varg i cili do të më udhëhiqte nëpër vite: “…sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet vizionit.” (2 Korintasve 5:7).

Krishtlindja në shtëpinë tonë ka qenë gjithmonë një kohë e gëzueshme miqësie dhe dhënieje. Dhe kjo vazhdon akoma, por në 1957 fillova të kuptoj që kuptimi më i thellë i Krishtlindjes është që “Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Gjoni 3:16.

Unë nuk u bëra “teolog” në 1957 dhe kam kaluar shumë vite duke u përpjekur të provoj thelbin, por ndërsa fillova të “eci me besim” shkëndija të rëndësisë së historisë së Krishtlindjes hodhën rrënjë në zemrën time në një mjedis ku nuk është vlerësuar dhe as përmendur.

Më kujtohet si sot kur e dëgjova “lajmin e mirë” i cili me kalimin e viteve mori kuptimin ‘gëzimi i madh’: “Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.” Luka 2:11.

— Dr. Lenier Burns, Prof. Hulumtues i Studimeve Teologjike, Profesor i Teologjisë Sistematike, Seminari Teologjik i Dallasit.

Ky inkurajim është përkthyer me leje nga seria e Inkurajimeve të Krishtlindjes, inkurajime të shkruara nga profesorë të Seminarit Teologjik Të Dallasit, në Dallas, SHBA.

E mirepresim komentin tuaj...