Bëje këtë gjatë gjithë jetës tënde!

adminBibla, Dhiata e Re0 Comments

 “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” Ungjilli i Mateut 11:28

Ka momente kur njeriu ndihet bosh. Sikur çdo gjë që ai bën është kot, sikur s’ka vlerë ajo që bën, thotë a mendon.
Po nga vjen e gjitha kjo?
A e ke gjetur veten ndonjëherë në këtë situatë?
Unë po!
Kur e gjej veten në këto çaste, dua të jem vetëm. Të strukem në botën e mendimeve të mia edhe të vuaj. Po, më pëlqen të vuaj! Më pëlqen kështu!
Të të pëlqejë të vuash?
Kush është ai njeri që pëlqen vuajtjen?
Edhe unë të njëjtën gjë do t’i thoja dikujt!
Ne nuk e kuptojmë por shpesh herë jemi ne vetë që i bëjmë gjyqin vetes, që e lejojmë atë boshllëk të rritet e rritet, derisa të shndërrohet në një gjigand të tmerrshëm, që kërkon të na kapërdijë zemrën, mendjen dhe të na bëjë te ndihemi të vegjël.
Një hiç.
Ti mund të zgjedhësh që kjo gjendje të vazhdojë gjatë… Ose të zgjedhësh të luftosh..
Pyetja është fare e thjeshtë: a do ta ndryshosh situatën në të cilën ndodhesh?
Nëse përgjigja jote është “PO” – atëherë mbylli sytë, hape zemrën dhe shiko!
Zoti Jezus është pranë teje. Ai të do.
Mos ki frikë! Edhe nëse gjendja përsëritet prapë, bëj të njëjtën gjë.
Mbylli sytë, hape zemrën dhe shiko!
Zoti Jezus është gjithmonë pranë teje. Ai të do!
Mos harro: Bëje këtë “ritual” gjatë gjithë jetës  tënde…

 “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” Ungjilli i Mateut 11:28

Rreth Autorit
mm

Djana Shani

Djana Shani ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, fakulteti Ekonomik, dega Financë në vitin 1999. Së bashku me bashkëshortin e saj, jane folës të liçensuar të lëvizjes Jetefamiljare, një lëvizje ndërkombëtare të cilën e kanë koordinuar për Shqipërinë që prej vitit 2008. Gjatë kësaj kohe, kanë ndihmuar shumë çifte, përmes këshillimit paramartesor, martesor dhe në fushën e kujdesit prindëror. Gjithashtu janë folës të rregullt në aktivitete rreth martesës. Djana është ftuar shpesh në kanale të ndryshme televizive për të nxjerrë në pah vlerat e martesës, në kuadër të Javës së Martesës, një lëvizje që sapo festoi 5 vjetorin në Shqipëri, dhe ku Djana ka kontribuar që nga fillimet si pjesë e grupit të punës. Është e martuar prej 15 vitesh dhe ka një djalë.

E mirepresim komentin tuaj...