Si është dashuria e Tij?

adminDhiata e Re, Krishtlindja 20180 Comments

“Erdhi tek të vetët dhe të vetët nuk e pranuan, por të gjithëve atye që e pranuan, ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij…” Gjoni 1:11-13. “Shikoni c’dashuri të madhe na ka dhënë Ati, që të quhemi bij të Perëndisë…” 1 Gjoni 3:1

“Biri im! Ti je gëzimi im! Cdo ditë mahnitem duke zbuluar thesarin që Krijuesi ynë ka vënë brenda teje… mprehtësinë, kuriozitetin, vullnetin e fortë, këmbënguljen, vendosmërinë, humorin, gëzimin e shumë e shumë të tjera. Dua ta ndaloj ndonjëherë kohën sepse ti po rritesh kaq shpejt. Dy pyetjet e tua që më kënaqin më shumë këtë kohë janë: ‘Mami, cfarë ke për mua?’ dhe ‘A do më ndihmosh?’ Nuk përtoj në asnjë mënyrë të të shërbej ty, të luaj me ty, të dal me ty. Kam shumë kënaqësi kur të bëj ty të lumtur. Kur ti rrëzohesh, vritesh, sëmuresh, qan, më dhemb zemra dhe dua të të paqtoj, shëroj, ndihmoj, restauroj. Kur ti nuk bindesh dhe bën të tjera gjëra që nuk më pëlqejnë, të qortoj, ndreq, disiplinoj por në asnjë mënyrë dashuria ime për ty nuk zvogëlohet. Gjithçka imja është e jotja biri im i çmuar. Ti je pjesa ime, thesari im! Ti je i imi! Të dua!”

Kur unë një njeri mëkatar kam këtë dashuri për birin tim, sa më e madhe është dashuria e Atit tonë qiellor për ne! (Luka 11:13)

Kam qenë e mahnitur duke medituar pë këtë të vërtetë jetëndryshuese. Zoti na e ka treguar dashurinë e Tij duke na bërë bijtë e Tij, thesarin e Tij të cmuar.

Dhe duke medituar mbi fjalët e engjëllit të thëna Marisë tek Luka 1:30 “Mos ki frikë ,Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë!” mendja më shkon që bashkë me Marinë, në historinë e lindjes së Krishtit, Zoti na tregoi edhe neve shumë hir. Na tregoi hir duke ardhur jo vetëm të banojë me ne, por edhe në ne, brenda nesh, si bij të Tij!

Cfarë kuptimi dhe domethënie ka hiri dhe dashuria e Zotit në jetën tënde këtë Krishtlindje?

Gëzuar Krishtlindjen!

Rreth Autorit
mm

Alma Elliott

Alma Elliott është ndër të parat shqiptare që iu bashkua lëvizjes ndërkombëtare Instituti "Jeta e Re" në vitin 1993. Gjatë këtyre viteve ka kontribuar në shumë aspekte të IJR-së, duke përfshirë punën me lëvizjen studentore të IJR-së, shërbimin në drejtimin e grupeve në nivel lokal edhe kombëtar, trajnimin e stafit të IJR-së dhe përkujdesjen për stafin dhe vullnetarët IJR-së. Prej 6 vitesh, punon me degën e IJR-së që kryen aktivitet me mësuesit në Shqipëri. Alma është e martuar dhe ka një fëmijë.

E mirepresim komentin tuaj...