Se dhjetori asht dashni!

adminDhiata e Re, Krishtlindja, Krishtlindja 20180 Comments

“O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?” I Korintasve 15:55
Është një nga muajt më të ftohtë të vitit, por në zemrat e njerëzve është muaji më i ngrohtë.
I sheh njerëzit më të qeshur, buzën gaz më gaz, sikur i harrojnë hallet për ca ditë…
Dhjetori e ka këtë fuqi. Nuk besoj tek misticizmi, por ka diçka tek dhjetori që e bën “kaq dashni”. Me një çaj të ngrohtë pedonales, aty ku i ftohti të ngrin veshët por bisedat e mira të shkrijnë shpirtin…
Papritur na lindin ndjenja dashnie për njerëzit, po, dua të jem sa më gjatë me familjen, dhe me shoqërinë, do të donim ky muaj të mos mbaronte…
A ju ka ndodhur ju? Dashni ky dhjetori.
Vazhdimisht e kam pyet veten çfarë ndodh në dhjetor që njerëzit ndryshojnë ka shumë? Po gjatë vitit pse nuk janë njerëzit si në dhjetor?
Ka dy ndjenja të forta tek njerëzit, e varet kush e mund tjetrën.
Ato janë “frika” dhe “shpresa”. Duket sikur përgjatë vitit “frika” kaplon njerëzit. Hallet, problemet, sfidat, nuk të lënë të ngresh kokën.
Por pas çdo rrëzimi ka një ngritje.
Vjen dhjetori, dhjetori jep shpresë.
O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr ku është fitorja jote? – pyet Pali i Tarsit.
Duket e çuditshme kjo pyetje në dhjetor, por prandaj dhjetori asht dashni sepse me lindjen e Atij u drodh vdekja…
Po lindi jeta, dhe humbi vdekja…
Vdekja dhe ferri s’kanë fuqi më, sepse lindi shpresa në zemrat e njerëzve, lindi Krishti!
Ai lindi 2021 vite më parë në Betlehem për t’i dhënë shpresë gjithë njerëzimit!
Dhe foshnja Jezus si pakuptuar ngroh zemrat e çdokujt çdo dhjetor!
Foshnja Jezus të jep shpresë edhe ty, nëse ti e lejon në këtë dhjetor që Ai të lindë në zemrën tënde!
Foshnja Jezus asht dashni, prandaj dhjetori asht dashni…
Me Krishtlindjen festofshi vërtetë lindjen e Krishtit në zemrat tuaja!
Rreth Autorit
mm

Agustin Bushgjokaj

Agustin Bushgjokaj është nga Tropoja. Ka mbaruar studimet për drejtësi në Universitetin e Shkodrës. Ka punuar me studentët në Universitetin e Elbasanit si pjesë e lëvizjes studentore të Institutit Jeta e Re dhe ka drejtuar lëvizjen studentore në Shkodër. Aktualisht është drejtues i lëvizjes së kishëmbjelljes së IJR-së në Shkodër dhe drejtues i Kishës "Guri i Themelit" Shkodër. Eshtë i martuar me Ervisën dhe janë prindër të një vajze, Seforës. Ka pasion shahun.

E mirepresim komentin tuaj...