Dhurata përfundimtare e papritur 

adminDhiata e Re, Krishtlindja0 Comments

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” Gjoni 3:16.

Papritur, një mbrëmje të zakontë Nëntori, topi im i vjetër i basketbollit u ça. E kisha ngjitur me pullë dy herë, ndaj dukej çuditshëm kur përplasej në tokë, kështu që nuk bëhej me pullë tjetër. Këtu filloi dhënia e detajeve. Fillova një fushatë jo aq të fshehtë,  duke i dhënë të dhëna mamasë rreth ëndrrës sime për një top të ri basketbolli për Krishtlindje, e lustuar me pasionin e dukshëm e të dhimbshëm për të bërë punët e shtëpisë – me gëzim!

Dita e Krishtlindjes nuk ishte vonuar kurrë më përpara kaq shumë. Kur nuk po shihte kush, e tunda kutinë me dhurata me emrin tim sipër. Dhe vura re që kishte brenda dhuratën e shumëdëshiruar – përmasat e duhura, formën e duhur, peshën e duhur – çdo gjë siç duhej! E shqyeva mbështjellësen dhe fijen e hollë që e kishte mbajtur lidhur, hapa pjesën sipër të kutisë, dhe përpara syve të mi ishte… NJE GLOB. Mesa mbaj mend, po drejt syve kisha Italinë. Përmasa, forma dhe pesha e një topi basketbolli, por ishte një glob. M’u lëshua zemra. A je munduar të driblosh ndonjëherë me ndonjë glob?

Ishte vërtet një dhuratë e papritur.

Çfarë kënaqësie; gjithë pasditen e Krishtlindjes u kënaqa duke gjetur vendet e ndryshme në glob, siç m’i kërkonte mamaja… Singapori, Lituania, Montreali, Zelanda e re, Brazili, Moska, Norvegjia, e dhjetëra vende të tjera në glob. Kush do të donte një GLOB?

Në atë kohë dija pak për të kuptuar që në dashurinë e saj, mamaja më kishte dhuruar diçka që kisha nevojë, e jo diçka që doja!

Ashtu si dhurata e Birit të Perëndisë për një botë të errët e të mëkatshme. Megjithëse nuk e donin Atë, Ai dha Birin e Tij… sepse Ai e dinte se për çfarë kishin nevojë!

Si ndryshojnë gjërat me kalimin e viteve. Sot, bota ime ka ndryshuar, larg nga interesi për sportin e basketbollit, drejt një bote në nevojë. Tani më gëzon jo një top i rrumbullakët, por një glob i madh… dhe mendimi se njerëz nga çdo gjuhë, fis e komb do të dëgjojnë dhe do të marrin dhuratë e papritur të dashurisë së Perëndisë në Krishtin.

— Dr. Charles Swindoll, Pastor dhe Teolog i njohur, Kancear i Seminarit Teologjik të Dallasit.

Ky inkurajim është përkthyer me leje nga seria e Inkurajimeve të Krishtlindjes, inkurajime të shkruara nga profesorë të Seminarit Teologjik Të Dallasit, në Dallas, SHBA.

E mirepresim komentin tuaj...