Hape dhuratën!

adminDhiata e Re, Dhiata e Vjeter, Krishtlindja 20180 Comments

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Gjoni 3:16 
“Pastaj një degëz do të dalë nga trungu i Isaias dhe një filiz do të mbijë nga rrënjët e tij. Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarsisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit.” Isaia 11:1‭-‬2
Isha ulur në divan dhe sytë ia kisha ngulur nje kukulle plastike ngjyrë rozë te cilën e quaja fiq fiqe sepse bënte një zhurmë fiq fiq sa herë që e shtypja. Isha vetëm 7 vjeç por me një imagjinatë të bukur. Kukulla ishte imazhi i një babagjyshi që mbante mbi supe një thes me dhurata. Ah sa shumë ma përkëdhelte sedrën ideja që unë mund të kisha një thes të tërë me dhurata vetëm për mua.
Në ato momente imagjinoja se po ta hapja atë thes, dhurata që do të gjeja, do të më lumturonte pa masë.
Edhe sot e kësaj dite, dhurata është gjuha ime dashurisë. Gëzohem që dikush ka menduar për mua, e ka personalizuar, ka vendosur emrin tim në të, për të më thënë “Të Dua!”
Gjuha e dhuratave duket sikur është futur kohët e fundit si një koncept modern i gjuhës së dashurisë, por në fakt ka ekzistuar mijëra vjet më parë dhe është folur nga vetë Krijuesi i Universit.
Që përpara se të themelohej bota, Ai zgjodhi Jezusin që të vinte në tokë për të na treguar rrugën dhe të bëhej vetë rruga për në Mbretërinë e Perëndisë.
Ja si e përmbledh Gjoni misionin e Perëndisë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjoni 3:16)
Dhe një profet i Izraelit, rreth 700 vite përpara ardhjes së Jezusit, shkruajti këto fjalë për Jezusin që do të mishërohej: “Pastaj një degëz do të dalë nga trungu i Isaias dhe një filiz do të mbijë nga rrënjët e tij. Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarsisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit.” (Isaia 11:1‭-‬2) 
Krishtlindja njihet si stina e dhuratave ku njerëzit vrapojnë të blejnë ç’kanë mundësi për të dashurit e tyre. Ndoshta dikush po pret një mrekulli ose ndihet si ai fëmija që i ka ngulur sytë tek thesi i dhuratave.
Shikoje Krishtlindjen në një mënyrë të re këtë vit. Ftoje Jezusin në zemrën tënde. Ai ka menduar për ty që prej fillimit dhe vjen më një dhuratë të personalizuar për ty: Hape atë!
Gëzimi dhe paqja që do të marrësh, do të zgjasë gjatë gjithë vitit ndërsa ti shikon te Zoti për plotësimin e nevojave të dua.
Perëndia ka sjellë një dhuratë të mirë për ne. Siç e tha edhe engjëlli: ”Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin; sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.” (Luka 2:10-11)
Jezusi është arsyeja për të festuar- gjuha më e bukur e dashurisë!
Gëzuar Krishtlindjen!
Rreth Autorit
mm

Djana Shani

Djana Shani ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, fakulteti Ekonomik, dega Financë në vitin 1999. Së bashku me bashkëshortin e saj, jane folës të liçensuar të lëvizjes Jetefamiljare, një lëvizje ndërkombëtare të cilën e kanë koordinuar për Shqipërinë që prej vitit 2008. Gjatë kësaj kohe, kanë ndihmuar shumë çifte, përmes këshillimit paramartesor, martesor dhe në fushën e kujdesit prindëror. Gjithashtu janë folës të rregullt në aktivitete rreth martesës. Djana është ftuar shpesh në kanale të ndryshme televizive për të nxjerrë në pah vlerat e martesës, në kuadër të Javës së Martesës, një lëvizje që sapo festoi 5 vjetorin në Shqipëri, dhe ku Djana ka kontribuar që nga fillimet si pjesë e grupit të punës. Është e martuar prej 15 vitesh dhe ka një djalë.

E mirepresim komentin tuaj...