Krishtlindje në hemisferën tjetër

adminDhiata e Re, Krishtlindja0 Comments

“[Jezus Krishtin], i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit…” Filipianëve 2:6–7

Krishtlindjen e kaluar, unë dhe familja ime provuam si ishte jeta në një hemisferë tjetër. Familja e një ish studenti na kishte ftuar të kalonim festat me ta në Australi. Një javë para Krishtlindjes, kur arritëm atje, na dukej e çuditshme që shkonim për të bërë pazarin veshur me shapka dhe pantallona të shkurtra.

Besimtarët australianë zakonisht shkojnë në kishë ditën e Krishtlindjes edhe nëse festa nuk bie ditën e dielë, prandaj kur erdhi dita ne u mblodhëm dhe kënduam këngë lavdërimi, duke lavdëruar Hyjninë e mishëruar.

Më pas, në vend të gështenjave të pjekuar na erdhi aroma e kremit të diellit. Në vend të pulovrave në tavolinë kishim veshur “rroba banje” dhe shalle plazhi. Mangot zëvendësuan boronicat e kuqe. Dhe bëmë tërheqje “dhuratash” zhurmuese, para se të falenderonim për ushqimin dhe të shijonim shishqebapë karkalecash deti. Më pas ne u drejtuam për nga plazhi me miqtë tanë, duke kaluar midis uisteriave plot aromë që vareshin mbi kokat tona, para se të arrinim te fëmijët që vozisnin mbi barkat e reja.

Gjithçka ishte ndryshe dhe festimi në një hemisferë tjetër më ndihmoi ta shikoj Krishtlindjen nga një këndvështrim qiellor. A festoi Ati për kalimin e Birit të Tij nga Parajsa në barkun e një gruaje? Si ndihej personi i dytë i Trinisë kur banonte në mish? Për shkak se kisha “zbritur poshtë” (në hemisferën tjetër) gjithashtu mendova çfarë do të thoshte për Birin e Perëndisë të zbriste poshtë dhe ta vendoste veten nën të tjerët.

Si ishte e mundur që Mbreti, i cili është Zot i Versajës, Zot i Pallatit të Bakingamit dhe i Kremlinit të Madh, Ai që e ka tokën si stol të këmbëve të Tij, erdhi dhe u bë shërbëtor?

Dy mijë vjet më parë, Pali pati të njëjtin mendim: “[Jezus Krishtin], i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit.” (Filipianëve 2:6–7).

Megjithëse më pëlqejnë Krishtlindjet e bardha, përsëri më pëlqeu shumë edhe shoku i festimit nën qiellin e pastër blu.

Lënia mënjanë e traditave tona të përhershme për një sezon, më ndihmoi të shihja më qartë të përbashkëtat e festimeve tona: Krishti ishte “i kënaqur të jetonte si njeri në mes të njerëzve, Jezusi, Emanueli ynë”, Zoti, me ne.

Rreth Autorit
mm

Sandra Glahn

Profesore e Asociuar e Medias dhe Adhurimit në Seminarin Teologjik të Dallasit. Dr.Glahn është autore e shumë librave letrarë dhe jo letrarë, një gazetare, dhe folëse që thekson shumë mendimin që transformon jetën, sidomos në fushat e lidhura me artin, intimitetin seksual në martesë, dhe sfondin historik e kulturor të shekullit të parë, sidomos në lidhje me trajtimin e grave. Ajo ka shkruar më shumë se 20 libra në fushën e bioetikës, seksualitetit, dhe teknologjive riprodhuese, ashtu siç ka shkruar edhe dhjetë studime biblike në serinë e quajtur “Coffee Cup Bible Study Series” (Seria e Studimit Biblik Filxhani i Kafesë). Gjithashtu ajo shkruan rregullit për blogje të ndryshme si blogu “Engage” (nga webfaqja bible.org), është themeluesja e Aspire Productions (www.aspire2.com), dhe shërbeu si kryeredaktore e revistës "Kindred Spirit" nga viti 1999 deri në vitin 2015.

Ky inkurajim është përkthyer me leje nga seria e Inkurajimeve të Krishtlindjes, inkurajime të shkruara nga profesorë të Seminarit Teologjik Të Dallasit, në Dallas, SHBA.

E mirepresim komentin tuaj...