Ku është Perëndia në dhimbje?

adminDhiata e Vjeter0 Comments

“Veshi im kishte dёgjuar pёr ty, por tani syri im tё ka parё!” Jobi 42:5

Edhe atё ditё, si shumё ditё tё tjera, ishim nё spital. Shpeshherё i referoheshim spitalit si shtёpia jonё e dytё.

Pёrveç vizitave tё shumta qё kisha, ajo ditё kishte dhe pritje plot ankth pёr pёrgjigjen e skanerit. Sa herё kishte momente tё tilla, ditёt ose javёt e pritjes, bёheshin shumё tё vёshtira pёr ne.

Pёr njё moment u shkёputa pёr tё blerё ujё. Zakonisht kёtё e bёnte burri im dhe dukej gjёja mё argёtuese nё spital; hidhje lekёt te makineria, zgjidhje me butonin pёrkatёs produktin q‌ё d‌ёshiroj‌e, dhe kaq. Aty kafeja na shijonte mё shumё se kudo tjetёr, jo se ishte mё e mira, por sepse ishte e v‌etmja gjё çlodhёse nё spital.

Duke u kthyer, si pa kuptuar, kisha ndaluar dhe po vёshtroja bashkёshortin tim. Nga mёnyra e qёndrimit tё tij, e kuptova qё kishte lajme jo tё mira. Pyetja qё i bёra kur u afrova, ishte vetёm pёr tё konfirmuar atё qё tashmё kisha kuptuar. Telefonata nga ana e mjekut, kishte qenё e shkurtёr: “Kanceri ёshtё rikthyer!”

Kaq pak fjalё pёr realitetin tёnd, ta shembin botёn. Nё ato çaste, çdo gjё qё ke menduar dhe shpresuar pёr tё ardhmen, shembet.

Pёrjetimi i asaj dite, ishte po aq i vёshtirё, sa herёn e parё qё morёm vesh pёr sёmundjen time. Sado qё ishim pёrpjekur ta pёrgatisnim veten pёr mё tё keqen, vetёm kur erdhi pёrgjigja e biopsisё, e kuptova qё nuk ia kishim dalё; se nuk e pranoja dot qё kjo ishte jeta jonё tani.Gjithё ditёn isha si e mpirё dhe mё dukej si njё ёndёrr e keqe, ku pёrpjekja pёr t’u zgjuar ishte e kotё. Tani, thjeshtё, duhet tё mёsoheshim me tё.

Ndryshimi nga hera e parё, ishte qё tani e dinim mirё se çfarё rruge do tё pёrshkronim dhe i dinim me detaje sfidat e ecjes nёpёr kёtё luginё. Ndiheshim tё lodhur pёr t’iu rikthyer asaj rruge qё kishim menduar se e kishim lёnё prapa. Mё e vёshtira ishte qё nuk e dinim as kur edhe as se si do tё mbaronte e gjitha kjo situatё.

Si asnjёherё tjetёr, ngelёm pa fjalё para Zotit; u ulёm nё stol te oborri i spitalit, e nuk dinim çfarё t’i thoshim njёri-tjetrit. As pyetjen “Pse?” nuk e bёnim mё dot, si dikur.

Edhe pse kisha ankth pёr gjёrat qё na prisnin, dhe pasiguri se çfarё do tё ndodhte me jetёn time, Perёndia nuk mё kishte lёnё pa shpresё. Krishti ishte shpresa ime, shpёtimi qё kishte sjellё vite mё parё nё jetёn time duke paguar pёr mёkatet e mia. Ishte çliruese. Vetёm Ai mё bёnta ta shihja tё pёrjetshmen e ndritshme, pёrtej gjёrave tokёsore. Vdekja pёr mua nuk ishte fundi i gjithçkaje.

Dhe as nuk mund ta imagjinoja çfarё po ndjenin tamam, ata qё ishin nё tё njёjtёn situatё me mua ose mё keq akoma. Nga bisedat me ta mund ta kuptoja errёsirёn dhe mungesёn e shpresёs, pavarёsisht se nga jashtё pёrpiqeshin ta mbanin veten.

Kisha dhimbje pёr ta. Por isha shumё mirёnjohёse pёr hirin qё mё ishte dhёnё mua! Gjithashtu udhёtimi me Perёndinё ishte pёrvoja mё e mirё edhe nё mes tё vuajtjes! Ne pamё Perёndinё tё hapte rrugё aty ku ne nuk shihnim zgjidhje. Sёmundja nuk ishte e vetmja shqetёsim pёr ne atё kohё: ne duhej ta linim vendin tonё dhe as nuk e dinim ku do rrinim dhe as çfarё na priste ku po shkonim. Nuk kishim madje as financa pёr ta pёrballuar tё ardhmen. Dinim vetёm qё Perёndia nuk do na linte vetёm nё kёtё situatё.

Ai siguroi nё kohёn e Tij çdo qё kishim nevojё!

Ne e pamё nё jetёn tonё qё Krishti nuk qetёson vetёm stuhitё me fuqinё e Tij, por edhe ta mban zemrёn nё paqe kur stuhia ёshtё ende aty. Gёzimi i Zotit nuk varet nga rrethanat por gjendet vetёm tek Ai.

Mёsova se dashuria e Krishtit pёr ne dhe vuajtja ndonjёherё qёndrojnё bashkё, siç ёshtё e qartё nё mёsimin biblik. A vuajti Pali?

Perёndia mё mёsoi se jam e rёndёsishme pёr Tё, edhe kur nuk kam fuqi tё ngrihem nga vendi pёr tё marrё njё gotё ujё; qё Ai mё do mua, edhe kur s’kam asgjё pёr tё ofruar.

U mahnita tё vija re fuqinё dhe lavdinё e Krishtit, fuqi e cila ishte shumё mё e dukshme nё dobёsinё time, krejt ndryshe nga sa mendoja unё, ndёrsa isha pёrpjekur tё prezantojё Krishtin tё tjerёve. Ishte aty, krejtёsisht e qartё, por nuk e kisha dalluar.

Asgjё nuk mund ta merrja tё mirёqenё nё atё kohё: as dashurinё dhe kujdesin e burrit tim, as njё martesё tё lumtur nё mes tё vuajtjes si e jona, as lutjet e miqve dhe ndihmёn e tyre, as kujdesin e personave qё sapo tё kanё njohur, as vizitat nё spital nga familja, as kujdesin e mjekёve pёrtej detyrёs sё tyre.

Tё gjitha kёto ishin si freski pёr shpirtin tonё dhe mё treguan sa shumё Zoti po kujdesej pёr mua!

Tani qё kthehem pas nё kohё, mund tё them prapё qё kam kaluar ditёt mё tё vёshtira tё jetёs sime. Por gjithashtu mund tё dёshmoj se nё ato ditё e vite, sytё e mi kanё parё Shpёtimtarin dhe zemra ime ёhstё e mbushur, duke e njohur Perёndinё mё mirё.

Kuptova se mё shumё sesa njё jetё pa sfida, nevoja mё e madhe ishta ta shikoja dhe ta njihja mё shumё Perёndinё. Njohja e Zotit, pёrmes vuajtjes, mund tё them me plot bindjen se ka pasur vlerё. Ështё pёrvoja mё e mirё e jetёs sime.

Nё fund tё historisё sё Jobit, Jobi nuk u gёzua vetёm se Perёndia e bekoi nё fund. Si mund tё harronte Jobi humbjen e familjes dhe dhimbjen qё kishte kaluar? Jobi gёzoi nё fund sepse pa Zotin me sytё e tij.

Jobi deklaroi: Veshi im kishte dёgjuar pёr ty dhe tani syri im tё ka parё.” (Jobi 42:5). Jobi nuk u ankua dhe as nuk pyeti mё pёr arsyet qё Perёndia kishte lejuar gjёrat tё ndodhnin nё situatёn e tij. Por u gёzua sepse sytё e tij panё Zotin! Madje ai pranoi qё kishte qenё shpirtvogёl.

Pavarёsisht se me çfarё po pёrballesh, besoji Perёndisё. Ai ka ruajtur mё tё mirёn pёr ty. Sakrifica e Krishtit nё kryq na e tregon qartё dashurinё e Tij pёr ne.

Zoti ynё njeh shumё mirё çdo dhimbje. Ai vuajti pёr ne. Shko tek Ai! Dёshiroje dhe njihe Perёndinё pёrmes Fjalёs sё Tij dhe zgjidh tё gёzohesh nё Zotin!

Nga Laura, Staf i Lentes

E mirepresim komentin tuaj...