Një mësim nga lojrat olimpike

adminDhiata e Re0 Comments

Bëni çdo gjë pa u ankuar dhe pa kundërshtime, që të jeni… bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë.” Si? “…duke e mbajtur lart fjalën e jetës”. Pse? që unë të kem me se të krenohem në ditën e Krishtit, se nuk vrapova kot dhe as nuk u mundova kot.” Filipianëve 2:14-17

 

Mo Farah, 33 vjeç, tha që mendoi që “ëndrra e tij” në lojrat olimpike të Rios 2016 kishte  mbaruar. Atleti i Britanisë së Madhe ishte kampioni në fuqi (Londër, 2012) në garën e 10.000 metrave, kishte të gjitha arsyet për të menduar që do të fitonte përsëri në Brazil – derisa u pengua te një garues dhe ra në pistë.

Por në vend që të dorëzohej, Farah bëri diçka mahnitëse. U ngrit menjëherë në këmbë. Dhe jo vetëm iu mbushi mendjen të tjerëve që mund të ngrihej në këmbë e të arrinte finishin. Jo – mori vrull dhe vrapoi për 16 xhiro dhe këmbënguli derisa fitoi medaljen e artë!

Apostulli Pal përdor një metaforë vrapimi për besimin e krishterë në letrën e tij drejtuar Filipianëve: “Bëni çdo gjë pa u ankuar dhe pa kundërshtime, që të jeni… bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë.” Si? “…duke e mbajtur lart fjalën e jetës”. Pse? që unë të kem me se të krenohem në ditën e Krishtit, se nuk vrapova kot dhe as nuk u mundova kot.” Filipianëve 2:14-17

Pjekuria e Filipianëve ishte treguesi i gjithë sakrificës së Palit – duke duruar uri, persekutim, vetmi, të ftohtë… Dhe ai e krahasoi punën e tij me përgatitjen për një garë.

Në një pasazh tjetër Pali dha udhëzime përgatitje për Korintasit. Kini parasysh që në lojrat olimpike të lashtësisë, nuk kishte medalje argjendi e as vend të tretë – fituesi i merrte të gjitha: “A nuk e dini se ata që vrapojnë në pistë, vërtetë vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni.” (I Korintasve 9:24)

Një mënyrë për të fituar është të ngriturit nga rënia në vend që të zhgërryhemi në dështimin tonë. Rëniet tona mund të na vështirësojnë fitoren, por prapë mund të kalojmë vijën e finishit si kampionë.

Dhe si të “trajnohemi” për të fituar? Pali na tregon: “Dhe kushdo që merr pjesë në garë kontrollon veten në të gjitha; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë…”(v. 25). Vrapuesit që vazhdimisht ia plotësojnë qejfin mendjes dhe trupit të tyre me mendime humbjeje, thithje kokaine, marrje sëmundjesh seksualisht të transmetueshme, dhe që e mbushin gojën me kupa akulloresh nuk fitojnë medalje ari. E kundërta, kampionët e kontrollojnë mendjen dhe trupin e tyre që të mund të kalojnë vijën e finishit të parët.

Në lashtësi, fituesi olimpik nuk merrte ar e as një medalje si shpërblim të tij (ishte gjithmonë një “ai”. Çmimi i fituesit ishte një kurorë e thurur gjethesh ulliri nga Mali i Olimpit – gjethe që shpejt do të vyshkeshin. Me pamjen e këtyre gjetheve në mendje, lexoni fjalët e Palit:

“Ajo kurorë është një kurorë e kësaj toke që zgjat për një kohë të shkurtër, por kurora jonë nuk do të shkatërrohet kurrë.”

Perëndia shpërblen fituesit e jetës shpirtërore me shpërblime që mund të shijohen për tërë përjetësinë. Këshilla e Palit? Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt; kështu luftoj, por jo sikur rrah erën; madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos, pasi t’u kem predikuar të tjerëve, të bëhem për t’u përjashtuar.” (9:24-26)

A keni edhe ju qëllime si të Palit? Si ta bësh trupin tënd një skllav që jo vetëm të trajnohesh për të mbaruar garën por edhe të fitosh kurorën e paprishshme?

Ky postim është botuar për herë të parë në gjuhën angleze në Engage (nga webfaqja bible.org). Përdorur në gjuhën shqipe me lejen e autores.

Rreth Autorit
mm

Sandra Glahn

Profesore e Asociuar e Medias dhe Adhurimit në Seminarin Teologjik të Dallasit. Dr.Glahn është autore e shumë librave letrarë dhe jo letrarë, një gazetare, dhe folëse që thekson shumë mendimin që transformon jetën, sidomos në fushat e lidhura me artin, intimitetin seksual në martesë, dhe sfondin historik e kulturor të shekullit të parë, sidomos në lidhje me trajtimin e grave. Ajo ka shkruar më shumë se 20 libra në fushën e bioetikës, seksualitetit, dhe teknologjive riprodhuese, ashtu siç ka shkruar edhe dhjetë studime biblike në serinë e quajtur “Coffee Cup Bible Study Series” (Seria e Studimit Biblik Filxhani i Kafesë). Gjithashtu ajo shkruan rregullit për blogje të ndryshme si blogu “Engage” (nga webfaqja bible.org), është themeluesja e Aspire Productions (www.aspire2.com), dhe shërbeu si kryeredaktore e revistës "Kindred Spirit" nga viti 1999 deri në vitin 2015.

E mirepresim komentin tuaj...