Në kërkim të një “Love Story”

adminBibla, Dhiata e VjeterLeave a Comment

“Shumë kohë më parë Zoti m’u shfaq duke thënë: “Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.” Bibla, Jeremia 31:3
“Ai është i mirë, gjentëllmen… si çdo njeri tjetër ka të meta, por cilëndo vajzë të zgjedhë, i uroj lumturi…”
Parehatinë time me këtë deklaratë nga “Love Story” ia lashë lodhjes. Thashë me vete: ”e dëgjove pak, Bes! Mbase ka dhënë përpara ndonjë shpjegim me logjik. Mbase dhe është treguar guximtare dhe i ka thënë ndonjë nga këto të metat që ka, meqënëse të gjithë jemi të pjekur dhe emancipuar, të lirë të themi mendimin tonë”.
Por, fatkeqësisht, ajo që dëgjova, ishte gjithçka që ishte thënë.
U trishtova! Jo nga niveli i cekët i argumentimit, por nga varfëria e çmimit të vetes.
Vajza, që e “shesin” veten lirë, për famë, dashuri a intimitet. Nuk jam e sigurtë ç’ndodh me mendjen e vajzave sot. Dëshiroj të besoj se kjo që shoh vërdallë është veç një amenzi kalimtare e shpresoj që një ditë, të zgjohemi nga gjumi, e të kuptojmë ç’vlerë kemi.
Ç’po ndodh me mendjen nuk e di, por me zemrën e di me siguri, edhe nga zemra ime; zemra dëshiron të duhet: fuqishëm, me pasion, me përkushtim, gjer në vdekje. Të duhet dhe kur bukuria shkon, vështirësitë vijnë, dhe trëndafilat vyshken.
Për ta shijuar jetën plotësisht, për ta vlerësuar veten aq sa duhet, për të mos u verbuar pas çdo “princi”, është mirë të gjejmë një dashuri të madhe, të stërmadhe, që do të vazhdoje pasi sipari të ulet e dritat të shuhen.
“Të kam dashur me një dashuri të përjetshme.” (Jeremia 31:3).
Shumë utopike, e pamundur, cliché, fetare duket kjo shprehje.
Ke te drejtë! Mbase e tillë do të mbetet nëse nuk e shijon.
Të gjitha vajzave, në kërkim të një “Love Story”, lutem që të zgjohemi ndaj kësaj dashurie, ta përjetojmë dhe shijojmë plotësisht.
Atëherë do ta duam veten mirë, do të jemi të vërteta në marrëdhëniet tona dhe do shijojmë ardhjen ose jo të ndonjë princi.
Ndërsa po kërkon “princin”, ndërsa po kërkon e dëshpëruar dashurinë, duhet ta dish se tashmë, dikush të ka kërkuar dhe të ka ofruar këtë dashuri sublime, dashurinë e stërmadhe, pa kushte dhe vlerë-dhënëse.
Ai, Perëndia, i cili i shkruante Izraelit se e ka dashur me dashuri të përjetshme, Ai, të thotë ty të njëjtin mesazh dhe sot “të kam dashur me një dashuri të përjetshme”.
Rreth Autorit
mm

Besi Rajta

Besi Rajta ka lindur në Peshkopi dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega gjuhë Angleze. Punon me stafin e Institutit "Jeta e Re" prej 16 vitesh, duke u kujdesur për studentët në disa qytete të Shqipërisë. Qyteti i saj i zemrës është Shkodra ku ka shërbyer për 6 vite. Prej 9 vitesh është drejtuesja e shërbesës së vajzave me IJR Student për Shqipërinë e Kosovën. Besi e çmon jetën dhe të vërtetën; shijon bisedat e thella, punën me studentët, miqësitë e mira, udhëtimet dhe natyrën.

E mirepresim komentin tuaj...