Ne, të persekutuarit?

adminBibla, Dhiata e ReLeave a Comment

Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.” Romakëve 8:37

Të krishterë koptikë me kokë të prerë në plazh. Besimtarëve në Rusi do t’ju hiqet liritë e besimit. Të krishterët sirianë të përzënë nga shtëpitë e tyre. Lajmet e këqija na bombardojnë. Dhe si shtesë, për shkak të luftës dhe përndjekjes, numri i njerëzve të shpërngulur nga shtëpitë e tyre ka arritur në 60 milion-gjysma e të cilëve janë fëmijë. (Ky numër është më i larti që nga koha e Luftës së Dytë Botërore).

Me gjithë këtë përndjekje që del në lajmet e para të gazetave, besimtarët shpesh dëgjojnë një frazë shumë popullore: “Gjaku i martirëve është fara e kishës.” Disa prej nesh e kanë dëgjuar këtë fjali aq shpesh sa duhet t’ia kujtojmë vetes që nuk është një frazë nga Bibla.

Kjo thënie vjen nga “Apologjia”, kapitulli 50 (e shkruar në vitin 197 Pas Krishtit), e shkruar nga Tertuliani, një nga etërit e kishës, në provincën e Afrikës së asaj kohe, i cili i shkroi guvernatorit të tij, duke i kërkuar të refuzonte akuzat fallce ndaj të krishterëve. Tertuliani argumentonte se ndjekësit e Jezusit, duke qënë shtetas të perandorisë, nuk duhet të përndiqeshin.

E megjithatë edhe nëse vuajtje vazhdonte, ai shkruajti:

“na vrisni, na torturoni, na dënoni, na bluani në pluhur; padrejtësia juaj është provë se ne jemi të pafajshëm… Sa më shpesh që të kositemi prej jush, aq më shumë do të rriteni në numër; gjaku i të krishterëve është farë.”

Fjalë të bukura. Dhe fjalë që shpesh iu kanë dhënë forcë të përndjekurve. E megjithatë janë fjalë që nganjëherë na kanë bërë të pandjeshëm. Sepse shumë prej nesh, kur dëgjojmë për vëllezërit e motrat që po vuajnë për besimin, brohorasim me mundësinë e rritjes së kishës. Dhe fatkeqësisht, përgjigja jonë ngel aty.

Realiteti është që pasoja e përndjekjes nuk është gjithmonë rritja e kishës. I ndjeri Glenn Penner, që kaloi gjithë jetën e tij duke mbrojtur të përndjekurit, ngriti pyetjen: “A është gjaku i martirëve me të vërtetë fara e kishës?” Në artikullin me të njëjtin titull, ai bëri ca vëzhgime kthjelluese:

  • Në vitin 1993, nën përndjekje të vazhdueshme, anëtarët e grupimit të Krishterë Ungjillorë Baptistë në ish-Bashkimin Sovietik ra nga rreth 1 milion anëtarë në vitin 1926 në më pak se 249.000 njerëz në vitin 1993.
  • Vetëm një grusht të krishterësh i mbijetuan përpjekjes qeveritare në Shqipëri për të krijuar një shtet krejtësisht ateist, vend në të cilin liria fatere u rivendos disa dekada më parë.
  • Disa shtete komuniste pothuajse ia dolën që të shfarosnin kishën brenda kufinjve të tyre.
  • Mund të shtojmë, mes shumë të tjerave, eksodin për shkak të përndjekeve të të krishterëve në vendet me shumicë myslimane. Këto largime kanë dobësuar minoritetin, edhe ashtu të vogël, të të krishterëve në këto vende.

Kërcënimi është i dukshëm. Ndaj le të lutemi me përgjërim për familjen tonë shpirtërore dhe të ngremë zërin për liritë e tyre. Por ndërkohë, le të rregullojmë këndvështrimin tonë për jetën tonë në këtë anë të oqeanit…

Jo shumë kohë më përpara, Alan Noble, bashkëthemeluesi i “Krishti dhe Kultura Pop”, shkruajti një artikull për revisten Atlantik të titulluar: “Kompleksi Ungjillor i Përndjekjes”. Në artikull ai vinte re që të krishterët ta shikojnë viktimizimin si pjesë thelbësore të identitetit tonë-edhe kur vuajtja është minimale (në fund të fundit, Zoti ynë tha që të gjithë do të vuajnë). Kjo nuk do të thotë që Amerikanët jetojnë jetë të pandikuara nga diskriminimi fetar. Por si anëtarë të grupit fetar më të madh në Amerikë, në të shumtën e rasteve më shumë na përkrahin sesa na dëmtojnë.

Randy Alcorn e përmblodhi në këtë mënyrë: “Shumë të krishterë janë bërë vazhdimisht të pakënaqur, qaramanë ankues, duke e nxjerrë veten si viktima në vend “të më shumë se fitimtarë përmes Atij që na deshi” (Romakëve 8:37). Ungjilli që shpallim bëhet jotërheqës kur në vend që të themi ‘shikoni Jezusin që ndjekim’, njerëzit dëgjojnë prej nesh ‘shiko sa keq po trajtohemi.’

Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.” Romakëve 8:37

“Shoh shumë të krishterë me fytyrë të vrerosur që duken vazhdimisht të zemëruar, të zhgënjyer dhe në pozita mbrojtëse ndaj klimës politike. Nuk duhet të guxojmë ta mbështesim lumturinë në të pasurit liritë e besimit të rivendosura e të siguruara. E megjithëse është mirë për të krishterët që të shërbejnë në role politike, ndikimi ynë në të jetuarit e ungjillit nuk mbahet prej këtij pushteti. Asnjëherë nuk ka qenë kështu për popullin e Perëndisë. Besimi i krishterë mund të mos kthehet kurrë te roli i tij qendror publik në kulturën tonë, por Ungjilli i Krishtit është më i madh se çdo pengesë. Ndonjëherë një kishë më pak popullore, kthehet në një kishë më besnik, me dinamike dhe e gëzueshme.”

Le të mos e teprojmë me vuajtjet tona duke minimizuar agoninë e të tjerëve. Dhe kurrë mos u gëzofshim kurrë me mundësinë që e mira të vijë nga e keqja “andej”, ndërsa dështojmë të shikojmë të njëjtin realitet këtu ku jemi. Mos qofshim kurrë fajtorë për qaramanllëk. Në të kundërt, le të lutemi.

Shënim nga stafi i Lentes:

Ky postim është botuar për herë të parë në gjuhën angleze në Engage (nga webfaqja bible.org). Përdorur në gjuhën shqipe me lejen e autores. Megjithëse autorja i drejtohet një audience amerikane në shkrimin e saj, parimet janë të ngjashme për kulturën ku jetojmë. Mund të lexoni inkurajimin në origjinal duke klikuar këtu.

Rreth Autorit
mm

Sandra Glahn

Profesore e Asociuar e Medias dhe Adhurimit në Seminarin Teologjik të Dallasit. Dr.Glahn është autore e shumë librave letrarë dhe jo letrarë, një gazetare, dhe folëse që thekson shumë mendimin që transformon jetën, sidomos në fushat e lidhura me artin, intimitetin seksual në martesë, dhe sfondin historik e kulturor të shekullit të parë, sidomos në lidhje me trajtimin e grave. Ajo ka shkruar më shumë se 20 libra në fushën e bioetikës, seksualitetit, dhe teknologjive riprodhuese, ashtu siç ka shkruar edhe dhjetë studime biblike në serinë e quajtur “Coffee Cup Bible Study Series” (Seria e Studimit Biblik Filxhani i Kafesë). Gjithashtu ajo shkruan rregullit për blogje të ndryshme si blogu “Engage” (nga webfaqja bible.org), është themeluesja e Aspire Productions (www.aspire2.com), dhe shërbeu si kryeredaktore e revistës "Kindred Spirit" nga viti 1999 deri në vitin 2015.

E mirepresim komentin tuaj...