Nevoja për tradita familjare me kuptim

adminBibla, Dhiata e Re, Krishtlindja0 Comments

“Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës. Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.” Luka 2:41–42

Kur unë dhe Xhejni u martuam, filluam traditat tona të Krishtlindjes. Së bashku me motrat dhe vëllezërit tanë, dhe njërën palë të prindërve kalonim vigjiljen e Krishtlindjes, kurse me palën tjetër kalonim ditën e Krishtlindjes. Vajza jonë u lind në një familje ku festat kaloheshin me gjyshërit, tezet, hallat, dajat, xhaxhallarët dhe kushërinjtë.

Pastaj ne u transferuam në Teksas.

Krishtlindja jonë e parë në Teksas ishte një shok i plotë kulturor. Nuk kishte gjyshër në një rreze prej 2500 km, as halla, teze, dajallarë, xhaxhallarë, kushërinj apo miq. Ishim vetëm ne të tre në një apartament në Meskit, Teksas. Meqënëse nuk njihnim njeri dhe nuk kishim ku të shkonim, e kaluam pjesën më të madhe të ditës duke hapur dhuratat ngadalë-ngadalë, duke mbledhur lodrat dhe luajtur së bashku me to, pra duke e shijuar ditën në praninë e njëri-tjetrit. Vonë nga mbasdreka u kujtuam që nuk kishim planifikuar çfarë do të gatuanim dhe meqënëse ishim të gjithë të uritur dolëm me makinë nëpër qytet derisa gjetëm një restorant që ishte hapur Ditën e Krishtlindjes.

Kjo u kthye në traditën e familjes sonë. Ndërkohë që na u desh të transferohemi disa herë, familja jonë u shtua me një ose dy këlyshë (nga katër që kemi tani), një djalë, dhe tani edhe me një dhëndër dhe një mbesë, megjithatë ne kemi vazhduar ta festojmë Ditën e Krishtlindjen si familje. Vetëm ne, dhe më pas dalim jashtë për të ngrënë drekë.

Jezusi u rrit në një familje me tradita. Udhëtimi në Betlehem për të zbatuar kërkesën për regjistrim ishte një rast i vetëm, në përmbushje të urdhërit të Cezar Augustit (Luka 2:1). Familja u arratis në Egjipt për të shmangur Herodin (Mateu 2: 13–15) edhe kjo një ngjarje që ndodhi vetëm një herë. Por çdo vit, Jezusi dhe familja e tij udhëtonin për në Jeruzalem për të festuar Pashkën.

Krishtlindja është, në mënyrë të veçantë, një kohë për tradita: bredha, drita, dhurata, gjeldeti, parada, këngë, etj.

Ne kultivojmë tradita plot kuptim sepse ato na ndihmojnë të kalojmë në brezat e ardhshëm ato gjëra që ne vlerësojmë dhe çmojmë si të rëndësishme. Mbi të gjitha, traditat e Krishtlindjes na ndihmojnë të kujtojmë dhe nderojmë lindjen e Atij që erdhi për t’u bërë Shpëtimtari i Botës.

— Dr. Glen Kreider
Profesor i Studimeve Teologjike, Seminari Teologjik i Dallasit

Ky inkurajim është përkthyer me leje nga seria e Inkurajimeve të Krishtlindjes, inkurajime të shkruara nga profesorë të Seminarit Teologjik Të Dallasit, në Dallas, SHBA.

 

E mirepresim komentin tuaj...