Nga frika në gëzim!

adminDhiata e Re, Dhiata e Vjeter, Krishtlindja 20180 Comments

Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre. Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.” Luka 2:8-9
Nga çfarë ke frikë? Një artikull kishte listuar 100 frikërat që kanë njerëzit. Kishte në listë frikë nga gjarpërinjtë, nga lartësitë, nga qentë, nga fluturimi… dhe një prej frikërave që ishte listuar, ka shumë lidhje me përvojën time në Shqipëri: frikë nga gropat. Tamam, frikë nga gropat, nga pusetat e hapura!
Kur erdha në Shqipëri, më kishin paralajmëruar për shumë gjëra “kujdes kur të kalosh rrugën, shiko majtas, poshtë…” Por nuk e kisha idenë se rrugës duke ecur në trotuar, do të kishte kaq shumë “kurthe”, kaq shumë puseta të hapura!
Herën e parë që më ndodhi, as nuk e kisha idenë se çfarë më priste. Papritur isha në gropë! Bum! Takova një shoqe edhe i tregova për përvojën e tmerrshme! Po prisja një fjalë ngushëllimi. Por shoqja më tha: “Oh Sue, ne të gjithë kemi rënë në pusetë dikur! Unë rashë e gjitha brenda njëherë!
Pse e nisa me frikën kur jemi në kohë gëzimi Krishtlindje? Shikoni çfarë thuhet në një pjesë të historisë së Krishtlindjes:
Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre. Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.” Luka 2:8-9
Si në rastin e barinjve, shpesh gjendemi përpara shumë situatave që sjellin frikë. Ne të gjithë kemi frikëra. Frikërat nuk janë gjithmonë të këqija, frika është përgjigja jonë njerëzore ndaj disa situatave. Frika nga gjëja e duhur shpesh na mbron – ndoshta edhe na shpëton jetën. Frikërat na largojnë nga situata të rrezikshme (si puna e pusetave!) dhe na çojnë në shtegun e duhur!
Disa ekspertë të Biblës thonë që Bibla e thotë frazën “mos ki frikë” rreth 365 herë. Pothuajse nga një urdhërim i tillë në ditë. A e dinte Zoti që njerëzit do të vuanin nga frika? Edhe Perëndia nuk na dënon për shkak të frikërave… madje e thekson idenë se me frikë vjen edhe gëzimi.
Ashtu si me rastin e barinjve, edhe dy Maritë që takuan engjëllin te varri i Jezusit, engjëlli iu tha atyre: “mos kini frikë!” Edhe na thuhet për gratë që “ishin të frikësuara por të mbushura me gëzim!”
Si mund të ndodhë që megjithëse në frikë, të kemi gëzim?
Të gjithë kemi gjëra që na trembin, dhe me arsye të mira!
Kur isha e sapomartuar e kuptova që kisha frikë nga e ardhmja, nga të gjërat që do të vinin që s’i dija. Edhe po mendoja, nëse dhe si do të më përgjigjej Zoti lutjeve të mia?
Pastaj lexova këto vargje nga Bibla: 
Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.” Filipianëve 4:6-7
Kisha nevojë për paqen e Perëndisë por nuk e dija se si ta gjeja. Pastaj, lexova një varg tjetër: “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd.” (Fjalët e Urta 3:5).
Pastaj bëra lidhjen: që të kisha paqen, së pari duhej t’i besoja Perëndisë. Kjo e vërtetë më ka ndryshuar jetën. Tani e lë frikën në duart e Tij dhe pres të shikoj se çfarë do të bëjë Ai vetë.
Kam paqe në çdo situatë.
Le të kthehemi te situata e Krishtlindjes. Çfarë ndodhi me frikën e barinjve? “Engjëlli iu tha atyre: “Mos kini frikë!” Mos kini frikë se ka lindur një fëmijë? Një fëmijë? Kush mund të kishte frikë nga një fëmijë? Fëmija i Perëndisë, Perëndia vetë i mishëruar!
Dhe barinjtë thanë:
“Le të shkojmë në Betlehem dhe të shohim çfarë ka ndodhur, të cilat na i ka bërë të ditura Zoti” (Luka 2:15)
Frika e tyre u kthye në besim. Shumë shpejt do të kthehej në gëzim, ndërsa ata do të ishin të parët që do të shikonin foshnjen Jezus, Perëndinë në mish, i lindur për të sjellë shpëtim për gjithë botën.
Perëndia do një marrëdhënie me ne, një marrëdhënie personale, që vjen me njohjen dhe besimin te Jezusi.
Paçi një festim të gëzueshëm të Krishtlindjes, festës së lindjes së Shpëtimtarit tonë!
Gëzuar Krishtlindjen!
Rreth Autorit
mm

Sue Johnson

Susan (Sue) Johnson u lind dhe u rrit ne Massachusetts. U diplomua per Psikologji në Kolegjin Munt Holyoke. Është e martuar me Paul dhe kanë punuar së bashku në biznesin e tyre familjar, Johnson’s Bookstore. Kanë katër fëmijë të rritur, të cilët jetojnë në Amerikë. Sue kishte dëgjuar për Ungjillin që kur ishte 16 vjeç, por nuk kishte hedhur hapa besimi për shumë vite. Pasi ishte martuar, kishin rast të dëgjojnë për Ungjillin në një takim me biznesmenë të organizuar nga IJR Ndërkombëtare (CRU). Që pas atij takimi u përkushtuan të dy së bashku për të shërbyer Zotit. Disa vite më vonë, vendosën t'i bashkohen IJR-së. Kanë shërbyer në Amerikë, në Poloni, dhe prej 2017 kanë lëvizur në Tiranë për të shërbyer me degën e IJR-së që punon me biznesmenët.

E mirepresim komentin tuaj...