Një Krishtlindje Këngësh

adminDhiata e Vjeter, Krishtlindja0 Comments

Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Isaia 9:5

Historia ime e Krishtlindjes ka vargje dhe melodi. Kur isha fëmijë mua më pëlqenin këngët për foshnjën Jezus “Diku në një Grazhd” dhe “Natë e Shenjtë, Natë e Qetë”. Kur u rrita, të kënduarit alto në korin e kishës solli në rutinën time të përditshme pasurinë e kantatave dhe muzikalëve që kërkonin orë të gjata provash, të cilat fillonin menjëherë pas Ditës së Punës. I gjithë sezoni i vjeshtës fokusohej plot gjallëri te lindja e Fëmijës së Shenjtë, ndërsa mësonim përmendësh vargje nga Shkrimi me melodi, dhe lidheshim me njëri-tjetrin duke kënduar muzikë madhështore korale. Sa dashuri ndjej kur kujtoj ata që kanë kënduar përkrah meje!

Më e bukura ishte pjesëmarrja në Pemën e Krishtlindjes që Këndon, në një kishë të madhe në Hjuston. Natë pas nate unë ngjitesha drejt majës së një peme nëntë metra të lartë që mbante treqind anëtarët e korit, të cilët lavdëronin Zotin përmes dy orësh muzikë, ku përfshiheshin “O Natë e Shenjtë”, “Djali i Marisë” dhe sigurisht “Korin Haleluja” të Hendelit. Rraskapitja, gëzimi, dhe ngazëllimi rritej ndërsa shpallnim lajmin e mirë të Zotit dhe shikonim dëgjuesit që dëgjonin me sytë mbushur me lot, ngriheshin nga stolat dhe vërshonin përpara ndërkohë që ne këndonim “Ka Vend në Kryq”. Shumë nga personat e dashur që janë në qiell sot, ishin midis atyre që erdhën në këto mbrëmje.

A ka edhe jeta jote një kolonë zanore?

Lavdi Zotit që e vendosi mesazhin e Vet në zemrat e kantautorëve besnikë, të cilët na japin mënyra për ta adhuruar Atë, për të kujtuar fjalët e Tij dhe për të ndarë me të tjerët historinë e Tij. Dhe falenderojmë Atë për muzikantët e përkushtuar, udhëheqësit, instrumentalistët dhe këngëtarët.

Cila muzikë ju sjell kujtime që ju bekojnë, ngrejnë lart shpirtin tuaj dhe rikthejnë fokusin tuaj te dhurata madhështore e Zotit, foshnjës në grazhd, i cili krijoi hapësirë në kryq për të gjithë ne? Haleluja!

— Dr. Kerën Glesen
Asistent Profesore e Shërbesave Edukuese dhe Udhëheqjes, Seminari Teologjik i Dallasit

Ky inkurajim është përkthyer me leje nga seria e Inkurajimeve të Krishtlindjes, inkurajime të shkruara nga profesorë të Seminarit Teologjik Të Dallasit, në Dallas, SHBA.

E mirepresim komentin tuaj...