Një Krishtlindje Zhgënjyese

adminDhiata e Re, Krishtlindja0 Comments

“…Dhe ai që beson në Të nuk do të turpërohet aspak.” 1 Pjetrit 2:6

Unë u rrita në një shtëpi me tre vëllezër, tre motra dhe mamin me babin, duke bërë kështu një total prej nëntë personash (me vetëm një tualet). Ne nuk kishim shumë gjëra materiale, por Krishtlindja ishte gjithmonë, në mënyrë mahnitëse, një kohë me një numër të pabesueshëm dhuratash poshtë pemës.

Mami dhe babi paketonin çdo vit çorape të reja, ndërresa dhe pizhame, si edhe një ose dy lodra. Ndërsa rriteshim, secili prej nesh filloi të fitonte para nga punët që bënte dhe për krishtlindje secili i blinte gjithkujt tjetër një ose dy dhurata. Pra, ne kishim një total prej njëqind ose dyqind dhuratash poshtë pemës, të cilat përhapeshin duke mbuluar pjesën më të madhe të dyshemesë.

Më kujtohet që një vit, mbrëmjen para Krishtlindjes, po shikoja GJITHË ato dhurata dhe po fantazoja për GJITHË ato gjëra që mund të merrja si dhuratë mëngjesin pauses. Por për çudi mëngjesi ishte një zhgënjim i plotë për mua. Dukej sikur shumica e dhuratave ishin për vëllezërit dhe motrat e mia. Vetëm afërsisht një në nëntë dhurata më zgjatej mua dhe një pjesë e tyre ishin çorape dhe ndërresa. Duke e parë nga perspektiva ime si adoleshent, kjo nuk ishte ndonjë gjë kush e di se çfarë dhe padurimi i mëparshëm u mbyt nga realiteti i atyre gjërave që kisha marrë. Në atë moment Krishtlindja ishte zhgënjyese.

Dhuratat tokësore thyhen, bëhen të parëndësishme, nuk na kënaqin më dhe u mbarojnë bateritë, por dhurata e vërtetë e Krishtlindjes, dhurata e Jezus Krishtit, është një dhuratë që nuk do të na zhgënjejë kurrë.

Pjetri, duke cituar nga Isaia 28:16, deklaron se: ai që beson në të nuk do të turpërohet aspak.” (1 Pjetrit 2:6).

Krishti nuk na zhgënjen kurrë.

Ai kurrë nuk na bën të ndihemi të turpëruar apo të zhgënjyer. Ai gjithmonë do të jetë efektiv si një dhuratë që largon nga ne mëkatin tonë. Dhurata e Jezus Krishtit, e cila na u dha gjatë asaj që ne e quajmë Dita e Krishtlindjes, është një dhuratë, e cila kur e merr me besim, të ndihmon të zbulosh se është e shtrenjtë, e kënaqshme, vetë burimi i gëzimit dhe mirënjohjes.

Ai është Personi që tejkalon të gjitha pritjet tona.

Këtë Krishtlindje gëzohuni për dhuratën më të mirë nga të gjitha, Zotin tonë Jezus Krisht.

— Dr. Stiven XH. Bremër
Kreu i Departamentit të Shpjegimit të Biblës dhe Profesor i Interpretimit të Biblës në Seminarin Teologjik të Dallasit.

Ky inkurajim është përkthyer me leje nga seria e Inkurajimeve të Krishtlindjes, inkurajime të shkruara nga profesorë të Seminarit Teologjik Të Dallasit, në Dallas, SHBA.

E mirepresim komentin tuaj...