Një zhgënjim i papritur apo dhurata më e madhe?

adminDhiata e Re, Krishtlindja0 Comments

Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave.” Marku 10:45

Unë me të vërtetë e dëshiroja lojën “Snoopy Drive-In Movie”. Unë e doja shumë atë qen. Kjo lojë luante pjesë të shkurtra nga filmat e tij, të cilat mund t’i shihja vetëm një herë në vit (nuk kishim YouTube). Por mëngjesin e Krishtlindjes nuk gjeta asnjë “Drive-In Movie” poshtë pemës. Atje ishte një lodër me të cilën mund të luaje ‘filmash’, por nuk ishte ajo që po prisja unë. Atje nuk kishte asnjë Snupi dhe unë isha shumë i zhgënjyer.

Para lindjes së Jezusit kishte shumë pritshmëri në lidhje me Mesian. Ndoshta më e përhapura ishte ajo e një figure ushtarake, e një burri të fortë si Davidi apo Juda Makabeus, i cili do t’i çlironte hebrenjtë nga pushtuesit e tyre romakë. Dhurata në krye të listës së çdo pritshmërie mesianike, të listës së Krishtlindjes të fëmijës së vogël hebre, ishte një njeri i tillë.

Nëse shërbesa e së ardhmes së Jezus Mesisë, do të ishte njohur botërisht në kohën e Krishtlindjes së parë, do të kishte qenë një zhgënjim i madh. Sigurisht, barinjtë e lavdëruan Zotin dhe Dijetarët i bënë nderimet e duhura, por edhe për këta adhurues të hershëm ishte e paqartë çfarë prisnin të gjenin kur të hapej pakoja e jetës së Jezusit.

Krishtindjen e parë, Zoti na dha dhuratën më të çmuar.

Në vend të një udhëheqësi ushtarak i cili do të çlironte popullin e vet nga Roma, Mesia erdhi të mposhtë armiq shumë më të rrezikshëm, domethënë djallin, mëkatin dhe vdekjen.

Jezusi ishte ndryshe nga çfarë prisnin të gjithë. Ai nuk erdhi me shpatë apo me strategji ushtarake, por si një shërbëtor me një plan shpengues. Siç e shihni, Zoti është një prind i urtë, Ai e dinte për çfarë kishim nevojë dhe na e dha në mënyrën e duhur.

Sado tërheqëse të jetë për të shtypurin fuqia e botës dhe fitorja ushtarake, mëkati i errët që na skllavëron, është pafundësisht më i mallkuar.

Dhurata jonë e dëshiruar përmbush një nevojë të caktuar, që zakonisht është zgjedhur me egoizëm. Hebrenjtë donin fitore ushtarake dhe gjykim të armiqve të tyre. Ne duam përmbushje të menjëhershme të dëshirës sonë për pushtet, pasuri, rehati, kënqësi, etj. Në vend të këtyre Perëndia na dërgoi Birin e Tij që të vdesë për mëkatet tona. Zhgënjyese? Ndoshta në fillim, por pasi e kupton, dhurata e Perëndisë vlerëzohet përjetësisht. Ajo është dhurata më e madhe.

— Dr. Josef Fantin
Asistent Profesor i Studimeve të Dhjatës së Re

Ky inkurajim është përkthyer me leje nga seria e Inkurajimeve të Krishtlindjes, inkurajime të shkruara nga profesorë të Seminarit Teologjik Të Dallasit, në Dallas, SHBA.

E mirepresim komentin tuaj...