Në pritje të kujt je?

adminDhiata e Re, Krishtlindja 2018Leave a Comment

“Mos druani sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin, sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar që është Krishti, Zoti” Luka 2:10-11
Për disa njerëz pritjet janë të ëmbla ose  janë sprovim i durimit. Disa, si puna ime, bëhen shumë entuziastë kur janë në pritje të diçkaje. Pavarsisht ndjenjave tona, besoj më e rëndësishme është se kush qëndron pas pritjes. Në varësi se për kë po pret, ndihet dhe dallohet edhe niveli i gëzimit, kënaqësisë ose ankthit.
Në këtë stinë të jetës tënde, në pritje të kujt je?
Disa presin vëllain nga Anglia. Në fakt, në këtë kohë, kush nuk do ta donte një vëlla të tillë. Përveç mallit për ta, presim me shumë kënaqësi edhe paratë e tyre dhe rrobat e bukura.
Disa të tjerë, presin një guru hindu, me tufa lulesh e puthje këmbësh. Bashkë me gurunë, presin edhe shpresën për shëndet e mirëqenie. Në fakt, kush nuk do ta donte një fatsjellës!
Natyra jonë egoiste kërkon për përmbushje të shpirtit. As paratë nga Anglia, as guruja hindu, nuk përmbushin nevojën e thellë që kemi për Krijuesin.
Gota nuk është krijuar për të ngulur gozhdë. Ne do gjejmë qëlimshmërinë vetëm në atë që na ka krijuar, nga asnjë tjetër; jo në përmbushjen e përkohshme, por në atë të përjetshme. Dhe këtë përmbushje e gjejmë vetëm në beben Jezus.
Por engjëlli u tha atyre “Mos druani sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin, sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar që është Krishti, Zoti” (Luka 2:10-11).
Përmbushjen dhe qëllimshmërine e jetës e gjejmë në Krishtin. Duke besuar në sakrificën e kryqit, ne do kemi përjetësinë me Perëndinë. Ndaj kjo pritje, më sjell gëzim, sepse po pres shpëtimtarin që përmbush shpirtin tim.
Për të gjithë ju kjo mund të bëhet pritja më domethënëse e jetës suaj.
Unë po pres me gëzim beben Jezus… Shpëtimtarin!
Gëzuar Krishtlindjen!
Rreth Autorit
mm

Genci Novaku

Genci Novaku ka mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën Inxhinieri Elektronike. Punon prej 13 vitesh me Institutin "Jeta e Re", duke bërë të njohur Jezusin, përmes lëvizjes studentore të IJR-së në Tiranë dhe në Prishtinë. Miqësia me njerëzit dhe pasioni për topin e futbollit janë dëshirat e tij të mëdha. Është i martuar dhe ka katër fëmijë. Aktualisht drejton Burimet Njerëzore të IJR-së.

E mirepresim komentin tuaj...