Shpaketimi i Sezonit të Festave

adminDhiata e Re, Krishtlindja0 Comments

Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta. Luka 2:7

Gjatë krishtlindjes sonë të parë si një çift i martuar në Ilinoisin plot borë, Kerola dhe unë i ulëm shpenzimet tona duke bërë zbukurime për pemën nga letrat e paketimit të dhuratave apo nga kartona me ngjyra. Ato i varëm në pemën tonë të vogël, të papërsosur dhe plot degë të shtrembra, të cilën e blemë dhe e premë në një manastir aty afër. Kisha jonë e vogël e qytezës siguroi për ne kujdesin dashamirës të shokëve dhe familjarëve për të cilat kishim nevojë. Ne ishim të qetë dhe të sigurt, ngrohtë dhe rehat, me një darkë të këndshme mbi tavolinën tonë të letrave.

Ne ishim njëlloj si Maria dhe Jozefi, përveç faktit që ata do të bëheshin me fëmijë; edhe faktit që në vend të mobiljeve ata duhet të kënaqeshin me grazhdin e hambarit; edhe përveç faktit që “nuk kishte dhomë për ta” nënkuptonte që nga ana njerëzore ata ishin jo të mirëpritur dhe të parëndësishëm, të detyruar të kalonin në ato kushte procedurën e lindjes së fëmijës, meqënëse koha kishte ardhur.

Në Bibël nuk përmendet asnjë mamí; nëse nuk kishin një të tillë, e di që një engjëll po i jepte një dorë Jozefit.

Krishtlindja është mbështjellë nga traditat tona dhe këto tradita janë tepër të rëndësishme për t’u mësuar fëmijëve tanë në lidhje me ardhjen e Jezusit në botë. Familja jonë ka shtuar çdo vit nga pak tradita: një pjatë e veçantë e servirur, skena e lindjes së Krishtit dhe lexim nga Shkrimet, dritat dhe degët e bredhit nëpër të gjithë shtëpinë… .

Ne përpiqemi t’i “mbushim” shtëpitë tona plot me nxitës kujtese në mënyrë që të ndihmojmë familjet dhe miqtë të rizbulojnë gëzimin e mishërimit të Jezusit.

Shumica prej nesh do të ketë letra dhe fjongo për të hequr nga mbështjellja e pemës së Krishtlindjes dhe më pas ne do t’i paketojmë dhe heqim mënjanë përsëri kujtimet e shtrenjta të festave deri vitin tjetër. Koha pastron të gjithë rrëmujën.

Por pastrimi i rrëmujës së mendjeve tona duhet të lërë pas atë që është më e rëndësishmja:

Jezusi është Perëndia-Njeri, i cili erdhi si një foshnjë të vdesë.

Vdekja e Tij na pajton me Perëndinë; gjithçka që duhet të bëjmë është të besojmë te Jezusi si Pajtuesi ynë (Romakëve 5:8–11; 2 Korintasve 5:20).

Ai është “Rrëmuja” e Krishtlindjes, të cilën duam ta lëmë të ekspozuar për vitin që vjen!

— Dr. Juxhin Pond
Ndihmës Profesor i Interpretimit të Biblës, Dekan i Vlerësimit të Njohurive, Drejtor i Kërkimeve dhe Efektivitetit Institucional në Seminarin Teologjik Të Dallasit.

Ky inkurajim është përkthyer me leje nga seria e Inkurajimeve të Krishtlindjes, inkurajime të shkruara nga profesorë të Seminarit Teologjik Të Dallasit, në Dallas, SHBA.

E mirepresim komentin tuaj...